9 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Kosovë
Autoritetet kosovare të shëndetësisë raportuan mbrëmjen e së martës për 9 persona të tjerë të diagnostikuar me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik tha se kishte kryer 220 testime, prej të cilave kishte pikasur 9 të infektuar – 8 nga komuna e Vushtrrisë dhe 1 nga komuna e Gjilanit.
Ferizaj, Prizreni, Prishtina, Gjilani, Malisheva dhe Peja janë ndër komunat me më shumë të prekur – rreth 600 të infektuar.
Kështu totali i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1,047 persona, 794 prej të cilëve janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.
Prej 13 marsit kur u diagnostikua rasti i parë, autoritetet kanë kryer 13,725 teste.
Edhe pse ka më shumë të infektuar se Shqipëria, vlen të thuhet se Kosova gëzon vdekshmëri më të ulët ndër pacientët me COVID-19 se sa disa vende të rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia apo Bosnje e Hercegovina.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta