Eugena Tomini: Presim rritje të rasteve me COVID-19. Pas mjekëve e policëve, teste serologjike për popullatën e gjerë

27 Maj 2020 | 06:36

Ditën e djeshme është vënë re një rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. 25 raste të reja nga të cilat 24 në Tiranë kanë ngjallur shqetësim tek qytetarët. Vatra e re e infeksionit në kryeqytet është një call center çka rrit rrezikun e përhapjes së virusit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha se kemi një tendencë në rritje të numrit të rasteve më COVID-19 pas evidentimit të vatrave të reja të infeksionit, siç ishte edhe call center në Tiranë.

“Në bazë të strategjisë së lehtësimit të masave kemi një periudhë 14-ditore, që bëjmë një vlerësim të situatës përkundrejt trendit të rasteve të rritura, rasteve që hospitalizohen dhe atyre që kërkojnë terapi intensive.

Deri tani jemi në kushtet e një monitorimi të këtyre kritereve në vlerat e pritshme, por pas çdo 14 ditësh ne do të bëjmë një vlerësim, përkundrejt këtyre indikatorëve nëse kanë rritje ose jo përtej pritshmërive dhe sigurisht që lehtësimi i masave do të jetë gradual. Survejimi epidemiologjik do të vijojë në rrethe.

Gjatë sezonit veror do të shtohet survejanca, do të shtohen qendrat sentinel për monitorimin e infeksioneve respiratorë në mbarë vendin për të parandaluar epideminë tashmë që lehtësimi masave po shkon drejt finales”, tha ajo.

Znj. Tomini tha se 1100 pacientë i janë nënshtruar deri më tani testimit serologjik, pjesa më e madhe personel mjekësor, ndërsa shtoi se grupi i dytë që pritet t’i nënshtrohet këtij testimi janë policia e shtetit e më tej testimi do të shtrihet në popullatën e gjerë për të parë sa është mbrojtja e popullatës në kohën e epidemisë kundrejt COVID-19.

Ajo nuk e përjashtoi faktin se mund të përballemi me valë të mëdha gjatë fazave të lirimit të masave dhe rikthimin në një valë të dytë të coronaviorus që mund të jetë i përzierë me viruse të tjera respiratore, ndaj këshilloi të mos harrohet në asnjë moment distancimi fizik dhe higjiena personale.

Sipas dr. Tomini, nuk mund të themi se ka rënë forca e virusit, por mund të themi që Shqipëria pati një epidemi të butë.

“Kjo lidhet me disa arsye si kulturore, gjeografike, ne kemi një popullsi të re, vendosja e karantinës bëri që virusi tek ne të përshkallëzohej në mënyrën më të mirë të mundshme në krahasim me vende të tjera”, tha znj. Tomini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026