OSBE kërkon lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të saj në Ukrainë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të saj në Ukrainë.
Zyrtarët, të cilët janë pjesë e Misionit Special të Monitorimit (SMM) janë arresuar në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, shkruan CNN.
“Arrestimi i anëtarëve të misionit kombëtar SMM në Donjeck dhe Luhansk është i papranueshëm dhe ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre,” tha në një deklaratë kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau.
OSCE Chairman-in-Office @RauZbigniew and Secretary General @HelgaSchmid_SG call for immediate release of detained OSCE officials in areas of Donetsk and Luhansk
Read more here ⬇️ https://t.co/Yz1qvVP4nz
— OSCE (@OSCE) April 24, 2022
OSBE njoftoi se disa nga anëtarët e stafit të saj ishin privuar nga liria, por nuk ka konfirmuar publikisht se kush është përgjegjës për ndalimin e tyre, megjithëse zonat në Donjeck dhe Luhansk kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Misioni Special i Monitorimit (SMM) është një divizion civil i paarmatosur i OSBE-së, i cili ka për detyrë të vëzhgojë dhe raportojë mbi zonat e konfliktit.
Misioni u zhvillua në Ukrainë që nga viti 2014 me kërkesë të qeverisë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpërthimit të konfliktit në rajonin e Donbasit.
LEXONI GJITHASHTU
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në