Bayern Mynih fiton ndaj Borusia Dortmund dhe hedh një hap drejt titullit, kryendeshja luhet në stadium të boshatisur
Është luajtur dje në “Signal Iduna Park”, kryendeshja e javës së 28-të Bundesligës Gjermane, mes Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut. Bavarezët fituan në këtë takim me rezultatin 1-0, duke forcuar pozitat e tyre në krye të klasifikimit.
Bayern Munich triumfoi në klasiken gjermane përballë Borusia Dortmund me rezultatin 1-0 me gol të realizuar nga Kimish në minutën e 43 të pjesës së parë.
Një ndeshje që u luajt me një stadium të boshatisur si kurrë më parë për shkak të COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të Haland, Hakimi dhe Sanços, verdhezinjtë nuk arritën të kthejnë rezultatin.
Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për bavarezët që konsolidojnë pozitat në kreun e klasifikimit të Bundesligës gjermane.
Tashmë diferenca me Borusia Dortmund që mban vendin e dytë shkon në 7 pikë. Një sukses ky që e afron Bayernin akoma më shumë me titullin kampion pasi në 27 javë kampionat ka arritur të grumbullojë 67 pikë.
Futbolli gjerman rinisi aktivitetin e tij më 16 maj, nën një protokoll të veçantë masash, ku herë pas here bëhet dezinfektimi i topit, rezervat duhet të jenë të distancuara nga njëra-tjetra, ndërsa golat duhet të festohen në distancë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta