Petrit Vasili: Pa qeveri tranzitore, ndryshimet në sistemin zgjedhor do mbeten në letër
Rinisja e punës së këshillit politik për reformën filloi me konsensus. Palët ranë dakord që zgjedhjet në Shqipëri të mbahen gjatë harkut kohor 15 prill deri më 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntori.
Në këtë mënyrë zgjedhjet nuk do të mund të afektojnë sezonin turistik apo edhe emigrimin sezonal të shqiptarëve. Për Rudina Hajdarin kjo periudhe do të ndikojë në votimin e emigrantëve.
Palët u dakordësuan dhe për financimin e partive në zgjedhje. Fondet shtetërore do të jenë dyfish më të mëdha gjatë fushatave elektorale në mënyrë që të minimizohet financimi nga personat privatë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, anëtari tjetër i Këshillit Politik, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se çështjet që deri më sot kanë vënë në dyshim standardet e zgjedhjeve në Shqipëri janë të shumta, dhe numërimi elektronik është vetëm një element.
“E rëndësishme është edhe mënyra se si lind vota, një tërësi masash na çojnë në shëndoshjen e sistemit të zgjedhjeve. Mediat nuk kanë pamje të asaj çfarë ka ndodhur brenda qendrave të votimit më 30 qershor gjatë votimeve moniste”, tha z. Vasili.
Sipas tij, qeveria tranzitore është garancia e vetme që zgjedhjet janë të paanshme dhe të lira, nuk është qeveri as e mazhorancës as e opozitës. E njëjta gjë po ndodh aktualisht në Maqedoninë e Veriut ku po drejton qeveria tranzitore deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja.
Me qeveri tranzitore çështja e zgjedhjeve mbaron në një ditë dhe kemi mundësi të mendojmë si ta çojmë vendin përpara. Ndërkohë mbetemi peng i qeverive që i bëjnë pis zgjedhjet dhe vendi në ditën e zgjedhjeve merr impuls negativ dhe ecën prapa në vend që të përpara. Pa qeveri tranzitore këto do të jenë ndryshime që do të mbeten në letër”, tha ish-deputeti i LSI.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta