Hapen çerdhet dhe kopshtet, Zhaneta Beqiri tregon rregullat e forta që do të ndiqen për sigurinë e fëmijëve
Një qershori do t’i gjejë kopshtet dhe çerdhet me dyer të hapura për fëmijët. Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar edhe urdhrin e masave që duhet të zbatojnë këto institucione arsimore.
Në urdhër rekomandohet që fëmijët të dërgohen në kopsht apo çerdhe nga prindërit dhe jo nga gjyshërit. Sipas urdhrit fëmijët duhet të ndahen në grupe dhe të qëndrojnë në të njëjtën dhomë çdo ditë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, drejtorja e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri shpjegoi me detaje protokollin që do të ndiqet nga kopshtet dhe çerdhe që të sigurohet mbarëvajtja e fëmijëve në këto institucioneve në periudhën e vështirë të epidemisë që po kalojmë.
Ajo tha se në rastin e çerdheve fëmijëve do t’ju matet temperatura kur hyjnë dhe do të monitorohen vazhdimisht gjatë ditës.
“Prindi nuk ka më mundësinë të hyjë në ambientin e brendshëm të kopshtit apo çerdhes, tek dera fëmijën do ta presë një edukatore, me maskë dhe doreza, do të matet temperatura e fëmijë dhe më tej do të bëhet dezinfektimi i duarve.
Gjatë kohës së qëndrimit në çerdhe apo kopsht fëmija do të monitorohet për temperaturë, nëse konstatohet me temperaturë do të njoftohen menjëherë prindërit. Fëmijët e kopshteve do të hyjnë vetë në ambientet e kopshteve, ku do të ketë një enë me dezinfektant ku mund të pastrojnë këpucët”, tha znj. Beqiri.
Teksa e cilësoi sfidë zbatimin e këtij protokolli, znj. Beqiri tha se ai është i mundshëm në kushtet kur jemi në stinën e verës dhe frekuentimi nga ana e fëmijëve është më i vogël se zakonisht,
“Periudha e verës korrespondon me rreth 4 mijë nga 12 mijë fëmijë që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet në Tiranë. Infrastruktura fizike dhe burimet njerëzore na e bëjnë të mundur zbatimin e protokollin”, tha ajo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta