Ministria e Financës dhe Tatimet thirrje qytetarëve: Aplikoni për ‘pagën e luftës’, keni afat deri në 5 qershor

27 Maj 2020 | 14:51

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj janë takuar sot me bizneset, ndërsa kanë dëgjuar shqetësimet me të cilat po përballen për shkak të pandemisë së  COVID-19.

Sipas tyre, aktualisht janë 64 964 individë, të cilët kanë përfituar “pagën e luftës” nga paketa e parë dhe 109 664 të tjerë kanë përfituar 40.000 lekë nga paketa e zgjeruar. Ministrja Denaj tha se shumë shpejt do të rihapen bizneset, ndërkohë ftoi subjektet të respektojnë protokollet higjieno-sanitare.

“Hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe, duke siguruar ato protokollet që kemi thënë si dezinfektuesit, që tani do të bëhet mënyrë jetese. Ju deri në fund të qershorit jeni të garantuar, pasi edhe pagën e qershorit e paguajmë ne për ju”, tha ministrja Denaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj theksoi se për periudhën mars- prill rreth 38 mijë persona humbën punën për shkak të pandemisë globale të COVID-19. Ajo ndau një lajm të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët, ndërsa i ftoi të aplikojnë deri me 5 qershor për të përfituar pagën e njohur tashmë si “paga e luftës”.

“Ne kemi ndjekur me shumë kujdes procesin e ankesave, të ardhura nga individët apo nga tatimpaguesit, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo të përfitojnë nga paketa e dytë.  Ne u bëmë më dije me numrin total të të larguarve nga puna për periudhën mars-prill, i cili është rreth 38 mijë individë, dhe kemi bërë të mundur që këta individë që “defakto” janë larguar nga puna të përfitojnë nga paga e luftës. Që nga momenti i miratimit, tatimet do të afishojnë në faqen e vet të gjithë tatimpaguesit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, por edhe individët që do të jenë përfitues, të cilat do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë. Nëse bizneset nuk do të aplikojnë, ne pagën e luftës do t’ua kalojmë automatikisht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga kjo pagë, dhe do të përfitojnë nga paga e luftës duke arritur vlerën 176 mijë persona”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026