Tirana, përballë sprovës së vështirë të Kukësit për javën e katërt të Superiores
Tirana e ka nisur në mënyrë të mbarë sezonin e ri të Kategorisë Superiore, duke kapur kreun e klasifikimit si skuadër e vetme, me 10 pikë pas 4 javësh.
Por, java e pestë e vendos atë përballë një sprove të vështirë, pasi kundërshtar do të ketë ekipin e Kukësit, në një ndeshje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
Mbështetja e tifozerisë së zjarrtë bardheblu nuk do të mungojë, për më tepër që ekipi kryeqytetas vjen me një moral të lartë, si pasojë e ecurisë dhe rezultateve pozitive të marra në këtë fillim kampionati.
Megjithatë, drejtues të ekipit verilindor të Kukësit janë të bindur se do të rikthehen te rezultati pozitiv, pas humbjes së javës së katërt me Bylisin, pikërisht ndaj Tiranës së Ardian Memës.
Ndërkohë, në orën 16:00 do të zhvillohen dy sfidat e tjera të kalendarit të kësaj të shtune, me Partizanin kampion në fuqi që pret ballshiotët e Bylisit, me synimin e vetëm marrjen e 3 pikëve, kurse në Korçë, Skënderbeu do të presë bregdetarët e Teutës në një sfidë të paparashikueshme.
Kuadri i ndeshjeve të javës së katërt të Superiores do të përmbyllet të dielën me sfidat Vllaznia-Luftëtari dhe Flamurtari-Laçi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi