Papunësia dhe të ardhurat, Denaj: Bizneset që rrezikojnë falimentin
Ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se në skenarin e parashikuar nga qeveria për të dalë nga kriza e COVID-19 dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, niveli i borxhit do të arrijë në 78% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Znj. Denaj gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, tha se, për periudhën janar-prill ka pasur një rënie të të ardhurave për buxhetin e shtetit në masën 19,1 miliardë lekë, në një kohë kur ishte parashikuar që rënia total për gjithë vitin të ishte 20 miliardë lekë.
Përveç kësaj, ministrja tha se, dhe për muajin maj parashikohet një ulje prej 7-8 miliardë lekë dhe më pas pritet që të fillojë stabiliteti. Këto ulje të të ardhurave në buxhetin e shtetit do të reflektohen në rishikimin e buxhetit me akt normativ që pritet të bëhet në qershor ose korrik. Nga rishikimi nuk do të preken investimet.
“Parashikojmë një ulje të Prodhimit të Brendshëm me -5%. Në qershor do të bëjmë rishikim të buxhetit. Nga këto ulje kemi prekur 5 koncesione të Partneritetit Publik Privat, ku tre janë tek shëndetësia dhe dy tek infrastruktura rrugore. Një tjetër është në proces në Ministrinë e Financave. Janë marrëdhënie kontraktuale dhe nuk mund të preken në një mënyrë të njëanshme, ndaj palët do të duhet të bien dakord”, u shpreh ministrja.
Për parashikimet sa i takon papunësisë, znj. Denaj tha se, muajin e kaluar janë çregjistruar nga sistemi i tatimeve 38 mijë persona. Ajo tha se qeveria parashikon të adresojë papunësinë përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Arsimit Profesional. Ministrja tha se, nuk do të ketë prekje të pagave dhe pensioneve.
Së shpejti qeveria do të marrë një borxh prej 650 milionë euro, me normë interesi që pritet të përcaktohet nga tregu ndërkombëtar i Eurobondit me një afat shlyerje 7 deri në 10 vjet.
Lidhur me nivelin e borxhit, znj. Denaj tha se, ka disa skenarë dhe sipas parashikimeve të deritanishëm shkon në 78% të GDP-së, në një skenar 5-vjeçar ku do të përfshihet dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike. Ky skenar është në bazë të parashikimit për rënie ekonomike -5%. Ndërsa nëse do të kemi rënie deri në -9% të GDP-së siç parashikon BERZH, atëherë tha ministrja niveli i borxhit mund të shkojë deri në 80-82% të GDP-së.
Ministria e Financave foli edhe për kategorinë e bizneseve që rrezikojnë falimentin. Ajo tha se kjo nuk lidhet me kufizimin e orarit, por në pamundësinë e bizneseve për të manovruar.
“Ato biznese që ndoshta nuk kanë krijuar një hapësirë apo nuk kanë arritur të marrin apo sigurojnë një ndihmë janë të rrezikuar. Bizneset që mendojnë se kjo është e përkohshme dhe menjëherë pas kësaj do të kenë mundësinë e qarkullimit, kanë mundësinë e kredisë përmes garancisë sovrane. Nuk kemi një parashikim, por nuk do ta lidhja me kufizimin e orarit por do ta lidhja me bizneset që nuk kanë asnjë mundësi manovrimi në kushtet e hapjes”, përfundoi znj. Denaj.
Lexoni gjithashtu:
Shanse të reja për qytetarët që humbën punën, Anila Denaj zbulon planin e qeverisë në “Ilva Now”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset