Rusia godet me raketa depon e armëve në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ka goditur me raketa të tipit “Kalibr”, një depo armësh në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës ku mbaheshin armë të ardhura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
Sipas ministrisë, forcat e saj ajrore kishin shkatërruar 59 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos dërgojnë më armë në Ukrainë. Sipas Kremlinit, furnizime të tilla me armë do të përkeqësonin më tej situatën dhe do të rrisnin rrezikun e konfliktit.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh.
LEXONI GJITHASHTU
Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit