Sot tryeza për reformën zgjedhore, PD intensifikon takimet me diplomatët

28 Maj 2020 | 07:08

Një ditë përpara mbledhjes së sotme të këshillit politik për reformën zgjedhore, janë intensifikuar takimet në selinë blu.

Fillimisht ishte ambasadori gjerman Peter Zingraf, i cili qëndroi në zyrën e Lulzim Bashës pasditen e djeshme për më shumë se 60 minuta. Mësohet se temë e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe mbyllja e saj brenda afatit të përcaktuar nga palët. 

Më pas Basha ka zhvilluar një mbledhje me ekspertët e Partisë demokratike të angazhuar për reformën zgjedhore. 

Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu ka mbërritur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili.

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të mbahet gjatë ditës sotme në orën 17:00, ndërsa dy ditë më parë ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim që kërkoi angazhim maksimal të palëve për arritjen e një dakordësie brenda 31 majit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026