Shtyhet për herë të shtatë gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Çela
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyhu për herë të shtatë radhazi gjyqin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Vlorë, Jaeld Çela.
Në seancën e sotme, ish-Ministri nuk ishte prezent, por megjithëse ai përfaqësohej nga avokat i tij Maksim Haxhia gjyqi u shty.
Në dalje nga gjykata, avokati i Çelës, Petrit Ismailaj konfirmoi se gjyqi u shty prej Aktit Normativ të qeverisë për zhvillimet e seancave gjyqësore nën pandeminë e COVID-19, por dhe prej mungesës së Tahirit, i cili, siç tha ai, nuk ishte njoftuar personalisht nga gjykata.
Akti Normativ i qeverisë, miratuar më 25 mars, shtyn seancat vonesat e të cilave në gjykim nuk shkaktojnë dëme të parikuperueshme, nuk kanë afate në mbarim të masave të ndalimit apo paraburgimit.
Me të njëjtën arsye Gjykata ka shtyrë seancën të paktën edhe tre herë të tjera.
Gazetari i Euronews Albania Xhevair Zhabina, e cilësoi të çuditshme shtyrjen e vazhdueshme të seancave, pasi “zakonisht në apel çështjet nuk zgjasin kaq shumë”.
Që prej fundit të vitit 2017-të, ish-ministri Tahiri është akuzuar se në bashkëpunim me Çelën kanë ndihmuar grupin e Habilajve për të trafikuar drogë.
Në vitin 2019 ish-Ministri u dënua me 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre, por ky dënim u kthye në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.
Ish-drejtori i policisë Vlorë, Çela, u dënua gjithashtu për shpërdorim detyre 3 vite e 4 muaj, por ndryshe nga Tahiri ai nuk përfitoi konvertim të dënimit me burg, pasi ishte arratisur.
Më 16 maj ai u dorëzua pas pothuajse 3 vitesh arrati, por më 19 maj Gjykata la ndaj tij masën e arrestit me burg.
Lexoni gjithashtu:
Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Çela
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta