Hajdari akuzon Ramën se shembi Teatrin Kombëtar për të kënaqur me kulla miqtë e tij
Në interpelancën e thirrur sot me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar, deputetja Rudina Hajdari e krahasoi me ish-kryeministrin maqedon Nikolla Gruevski dhe e akuzoi për shkelje të të gjitha procedurave ligjore vetëm për “një obsesion”.
Hajdari këmbënguli se pronësia e Teatrit Kombëtar nuk mund t’i kalohej me një vendim qeverie Bashkisë Tiranë.
Ajo mori si shembull rastin e vitit 2000, kur asokohe, sipas saj, Rama si kryebashkiak i Tiranës kërkoi të bënte të njëjtën gjë me Teatrin e Kukullave, por që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
Deputetja e opozitës parlamentare e akuzoi Kryeministrin se prej marrjes së pushtetit në vitin 2013 e ka tkurrur hartën e qendrës historike të Tiranës, kjo me të vetmen arsye se kështu në qendër mund të ndërtohen “kullat dhe të kënaqen shokët e tij”.
“Po të kishte qenë ai tetar diku tjetër do ta linit. Por që e doni atë truall në mes të Tiranës e shembët tetarin. E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kulla përveç faktit që doni të kënaqni shokët tuaj? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Jo vetëm kaq, ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall,” – u shpreh Hajdari.
Interpelanca e thirrur sot nga deputetja Hajdari dhe Gjoni, nuk ishte rezultative për sa i përket përgjigjeve të Kryeministrit Rama, pasi ky i fundit zgjodhi të mos thoshte asnjë gjë të re nga çka kishte deklaruar më parë rreth shembjes së Teatrit Kombëtar.
Gjatë seancës së sotme, deputeti Ralf Gjoni nuk ishte i pranishëm, pasi një ditë më parë u përjashtua për shkelje etike me kërkesë të deputetëve të mazhorancës.
Lexoni gjithashtu:
Rama përdor fjalët e artistëve për të mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar
PD denoncon kërkesën e Veliajt për të marrë borxh 30 milionë euro për teatrin e ri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta