Mbi gjysma e amerikanëve kanë antitrupa, sipas studimit
Gati 60% e të rriturve dhe 75% e fëmijëve kanë antitrupa në SHBA. Këto janë të dhënat e publikuara nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të dhënat vijnë nga një studim i vazhdueshëm i mostrave të gjakut të dërguara në laboratorët në të gjithë SHBA, shkruan CNN.
Në fillim të dhjetorit, rreth 34% e amerikanëve kishin antitrupa që tregonin se ishin infektuar me virusin që shkakton Covid-19. Deri në fund të shkurtit, pas një rritje rastesh të shkaktuara nga varianti Omicron, ky numër u rrit me 58%.
Deri në shkurt, afërsisht 75%, ose 3 në 4 fëmijë nën moshën 18 vjeç, kishin zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19, sipas studimit.
“Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti i shkaktuar nga infeksioni dhe nuk mund të dimë përsëri nga studimi nëse të gjithë njerëzit që rezultuan pozitivë për antitrupat SARS-CoV-2 vazhdojnë të kenë mbrojtje nga infeksioni i tyre i mëparshëm,” tha Dr. Kristie Clarke, një pediatre.
Mjekët bëjnë thirrje që të gjithë amerikanët duhet të injekohen me dozat e radhës të vaksinës Covid-19, duke marrë injeksionet përforcuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione