Rusia vijon tregtinë me BE-në, 62 mld euro nga eksportet gjatë 2 muajve luftë

29 Prill 2022 | 09:40

Rusia thuajse ka dyfishuar të ardhurat nga shitja e karburanteve fosile në BE gjatë dy muajve të luftës në Ukrainë, duke përfituar nga rritja e çmimeve edhe pse volumi i eksporteve është reduktuar.

Sipas një raporti të Qendrës për Kërkimet mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Rusia ka marrë 62 miliardë euro nga eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit në dy muaj që nga nisja e pushtimit.

Ndërsa për BE-në, importet e realizuara në këtë periudhë kanë arritur në 44 miliardë euro, krahasuar me 140 miliardë që ishin gjatë gjithë vitit të kaluar, ose rreth 12 miliardë në muaj.

Studimi tregon gjithashtu se si Rusia ka vazhduar të përfitojë nga vartësia energjetike e Evropës, edhe pse qeveritë janë përpjekur të parandalojnë që presidenti Putin t’i përdorë naftën dhe gazin si armë ekonomike.

Edhe pse eksportet nga Rusia janë reduktuar për shkak të luftës dhe sanksioneve, fuqia e vendit si një burim gazi ka treguar se ndërprerja e furnizimeve vetëm sa ka rritur çmimet, të cilat edhe më parë ishin të larta si pasojë e pandemisë së COVID-19.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026