Sipërfaqet e plazhit në Vlorë me mbivendosje pronësie

29 Prill 2022 | 10:27

Pas mbylljes se fazës së parë të aplikimeve për kontratat e stacioneve të plazhimit, disa nga operatorët e turizmit edhe pse janë kualifikuar nga Agjencia kombëtare e Bregdetit, nuk kalojnë dot nĕ fazën e dytë për shkak se parcelat nga bashkia Vlorë rezultojnë të kenë mbivendosje.

Nga zyra e aseteve pranë Bashkisë Vlorë për problematikën e hasur nga disa operatorë, u tha për Euronews se arsyeja e mospajisjes me mandat pagese është se sipërfaqet e plazhit përbëjnë pronë private dhe jo publike dhe në këto kushte nuk mund të cënohet e drejta e pronës.

“Mosgjenerimi i faturës nga ana e Bashkisë Vlorë vjen për të mos gjeneruar konflikte. Arsyeja pse nuk figuron në hartë pronësia është se në formatin GIS qe e kërkon AKSHI nuk mund të bëhen azhornimet e titujve të pronësisë mbi sipërfaqet e plazheve, aty ku ekzistojnë”, deklaroi zyra e aseteve pranë Bashkisë Vlorë.

Sipas Agjencisë Kombëare të Bregdetit, hartat propozohen nga bashkia dhe miratohen nga komitetiteti i menaxhimit te sezonit turistik.

“Nëse nga bashkia në hartë parcela është e lirë nuk mund të ketë mbivendosje. Sa i përket rasteve kur pretendohet pronari kemi kêrkuar dokumentacion i cili nuk na është paraqitur”, u shpreh agjencia.

Ndërsa institucionet kundërshtojnë njëra-tjetrën, për operatorët situata mbetet pa zgjidhje ose duhet të kalojë në proçes gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në degën e Shkodrës. Ajo që tërhoqi...
18:55 | 08/06/2026

LIVE| Dita e 9-të e protestës, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e...
18:28 | 08/06/2026

“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë

Spanja është një ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë, me një mesatare prej 84 vitesh. Kjo i ka vënë ekspertët e shëndetësisë përballë një...
18:07 | 08/06/2026