Basha nxjerr shifra dhe sulmon Ramën: Po i afrohen fundit të qeverisjes

28 Maj 2020 | 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, kryedemokrati thekson se teksa po i afrohet fundit të qeverisje, Rama ka hequr dorë nga fasada.

Ai thekson se edhe pse në kohë pandemia, kryeministri i vendit shkatërroi jashtë çdo norme ligjore dhe shoqërore godinën e Teatrit Kombëtar. Kjo skemë grabitëse e pronës publike sipas tij do të shtojë me 30 milionë euro të tjera borxhin e shqiptarëve.

“I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN. Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve. “, shkruan Basha.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026