SHBA-të kundër pjesëmarrjes së Putin në samitin e G20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër pjesëmarrjes së presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20 që do të zhvillohet në Indonezi më 1 dhjetor të këtij viti.
Zyrtarë amerikanë i kanë thënë Indonezisë se Putin nuk duhet të jetë i pranishëm, teksa shefi i Kremlinit tha pak ditë më parë se e ka pranuar ftesën, shkruan CNN.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk tha nëse Presidenti Joe Niden do të merrte pjesë, por u shpreh se pikëpamjet e tij ishin të qarta se Rusia nuk duhet të ishte në samit.
“Presidenti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj pjesëmarrjes së Presidentit Putin në G20,” tha ajo.
Megjithatë, Psaki deklaroi se Indonezia e kishte ftuar Rusinë përpara se të niste agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.
Në një deklaratë ku konfirmoi pranimin e ftesës nga ana e Rusisë, presidenti indonezian Joko Widodo tha se Indonezia dëshiron të bashkojë G20.
LEXONI GJITHASHTU
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit