Berisha: Nuk e pranojmë ‘Ballkanin e Hapur’ në shërbim të Serbisë së Madhe

30 Prill 2022 | 14:39

Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se nuk do ta pranojë ‘Ballkanin e Hapur’, pasi është një aleancë në shërbim të Serbisë së Madhe.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ i shërben edhe influencës ruse në rajon.

“Ne nuk do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është në fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon”, tha ai.

Berisha shtoi se nëse Vuçiç do bëjë përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do përballet me reagimin e kombit shqiptar si një komb i vetëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…

Analisti Ervis Iljazi ka komentuar në Noë në Euronews Albania me moderatore Erla Mëhillin, protestën qytetare në Tiranë që zhvillohet prej 30 ditësh. Iljazaj ka...
21:41 | 29/06/2026

“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen...
12:18 | 29/06/2026

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë...
12:09 | 29/06/2026