“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…
Analisti Ervis Iljazi ka komentuar në Noë në Euronews Albania me moderatore Erla Mëhillin, protestën qytetare në Tiranë që zhvillohet prej 30 ditësh. Iljazaj ka thënë se sipas tij eurodeputetët nuk duhet ta përdorin protestëm që po zhvillohet në Tiranë.
“Po, është një protestë shumë e rëndësishme që ka fokus, në gjykimin tim, ose më saktë duhet të ketë fokus, reformimin e klasës politike, hapjen e sistemit politik në Shqipëri, dhe pikërisht këtu duhet të fokusohet.
Kam frikë që protesta, edhe pse është bërë ndërkombëtare, përbën një lloj kauze të së majtës evropiane, le ta themi hapur. Të gjitha mediat që shkruajnë për të janë media të majta. Bernie Sanders, për shembull, e quajti “protestë kundër oligarkisë globale”. Doli atje në Amerikë dhe e tha këtë. Ne e dimë që Bernie Sanders është i majtë, madje jo qendër e majtë, por i majtë.
Ka një betejë të së majtës evropiane dhe eurodeputetët që vijnë aty janë kryesisht të majtë, në mos të gjithë. Janë ambientalistë, të majtë etj. Kjo protestë është marrë, sidomos duke parë edhe investitorët, dhe është bërë një kauzë politike nga ata kundër oligarkisë globale, investitorëve të mëdhenj dhe mbrojtjes së natyrës, quajeni si të doni.
Kam frikë se rreziku i kësaj proteste, që për mua do të ishte shumë i madh, është që të anashkalojë këtë moment të rëndësishëm për të reformuar, hapur dhe demokratizuar sistemin politik në Shqipëri dhe të bjerë në ideologji. Pastaj të përdoret ideologjikisht, edhe në nivel ndërkombëtar.
Moderatorja: Çfarë frike ka? Pra, nëse eurodeputetët e së majtës janë pjesë e saj, ti ke frikë se protesta bie në ideologji?
Analisti: Po, po. Eurodeputetët, ne e dimë çfarë përfaqësojnë. Shumica e atyre që po vijnë aty janë ambientalistë të majtë. Dhe unë gjykoj, edhe njëherë, se fatkeqësisht ky moment historik për Shqipërinë, për të demokratizuar, hapur dhe reformuar sistemin politik, duhet të shërbejë vetëm për këtë.
Nëse më pas kjo protestë bie në ideologji dhe përdoret edhe nga këta eurodeputetë si një kauzë ideologjike kundër, po themi, asaj që përfaqësojnë Kushneri, investitorët apo oligarkia, kjo nuk është çështja jonë. Jo se këto nuk janë tema me rëndësi, edhe mund të jenë. Por ne kemi punët tona. Ne duhet ta përdorim këtë protestë për të mirën tonë, jo për të realizuar objektivat politike apo ideologjike të eurodeputetëve që vijnë aty.”-tha Iljazaj.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia