“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

23 Korrik 2026 | 21:41

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas iu drejtuan bulevardit, duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.

“Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Jep dorëheqjen”, “Opozitë e shitur”, ishin disa prej thirrjeve të tyre.

Ditën e sotme, revolta është fokusuar te thirrjet ndaj Policisë së Shtetit për të liruar protestuesit, të cilët u shoqëruan gjatë protestës së paradites përballë Parlamentit pasi disa prej tyre goditën me vezë makinat e deputetëve.

“Lironi çunat, lironi vajzat. Sapo më njoftuan se Policia e Shtetit ka vendosur që disa prej protestuesve t’i ndalojë, edhe pse ata janë ndalur në rrugë dhe nuk kanë bërë asnjë veprim të dhunshëm. Është turp që Policia e Shtetit nuk u shërben qytetarëve, por u shërben pushtetarëve”, tha një nga protestuesit.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 54 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas mbarimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës ndërsa u ndalën para godinës së Parlamentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili...
10:27 | 24/07/2026