Hakmarrja e Trump ndaj Twitter, firmos urdhrin ekzekutiv për heqjen e mbrojtjes ligjore ndaj mediave sociale
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon heqjen e disa prej mbrojtjeve ligjore për platformat e mediave sociale.
Ai iu jep autoriteteve fuqinë për të ndërmarrë veprime ligjore kundër firmave të tilla si Facebook dhe Tëitter për mënyrën se si ata kontrollojnë përmbajtjet e tyre.
Ndërsa firmoste urdhrin Presidenti Trump akuzoi platformat e mediave sociale se kishin “fuqi të pakontrolluar”.
“Po nënshkruaj këtë urdhër ekzekutiv për të mbrojtur dhe ruajtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e popullit amerikan” u shpreh Trump. Por një urdhër i tillë pritet të përballet me sfida ligjore. Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.
Pak ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi rrjeti social shtoi dy ligje që iu jepnin mundësi përdoruesve të kontrollonin dhe të faktonin postimet e presidentit.
Një urdhër i ngjashëm ekzekutiv ishte konsideruar më parë nga administrata, por ishte lënë mënjanë mes shqetësimeve se nuk plotësonte detyrimet ligjore dhe shkelte parimet e lirisë së fjalës.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut