Civici: Kredia në FMN zgjidhje e shpejtë për situatën, nevojitet paketë e tretë për biznesin

29 Maj 2020 | 06:49

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici analizoi për Euronews Albania kredinë prej 190 milionë dollarësh që qeveria vendosi të marrë së fundmi në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kredia, e cila u miratua të enjten në parlament, do të ketë një interes prej 4.2 për qind, të cilën Civici e konsideroi relativisht të shtrenjtë, por që e justifikoi për rrethanat në të cilat ndodhet vendi.

Për shkak të tërmeteve të shtatorit e nëntorit dhe pandemisë së tre muajve të fundit, qeveria e ka pasur të vështirë të realizojë të ardhurat e parashikuara dhe për këtë ka vendosur të rrisë borxhin publik.

Civici tha se mekanizmi i zgjedhur është “nën instrumentin e financimit të shpejtë” që përdoret në situata të vështira. Eksperti i ekonomisë tha se këtij fondi i janë drejtuar në të shkuarën mbi 100 shtete, përfshirë dhe shtete të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Serbia.

“Tre janë mundësitë për kredi, kredi të brendshme, dalja në treg ndërkombëtar për të kërkuar kredi, ku për shembull aktualisht po shteti po përgatitet të dalë me një eurobond prej rreth 600 milionë eurosh dhe e treta kredi nga institucione ndërkombëtare si FMN, BERZH, etj,” – tha Civici duke shtuar se të gjitha vendet po zgjedhin si zgjidhje momentale rritjen e nivelit të borxhit.

Kështu pas situatave të emergjencës së fundvitit të shkuar dhe fillimit të këtij viti e vënë seriozisht në diskutim objektivin e kahershëm për uljen e nivelit të borxhit publik nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

I pyetur nëse është e justifikuar kredimarrja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të tillë gjendje, Civici tha se kemi të bëjmë me një vendimmarrje të natyre tjetër, por sidoqoftë që kërkon justifikimin e investimit.

Eksperti i ekonomisë kujtoi se qeveria duhet të bënte prej kohësh një paketë të tretë për biznesin.

“Orientimi i dy paketave të para ishte kryesisht në aspektet sociale, por mendoj se për situatën që jemi dhe për atë që e pret biznesin përpara e kërkon të domosdoshme një paketë të tretë ekskluzivisht për biznesin,” – tha Civici duke përmendur se nuk mjaftojnë kredia sovrane, apo lehtësimi i barrës fiskale.

Një pjesë e madhe e bizneseve janë pothuajse të falimentuar pavarësisht se tashmë prej disa ditësh atyre u është lejuar hapja e aktivitetit.

Civici tha për Euronews Albania se pothuajse 20 për qind e bizneseve janë mbyllur fare.

 

Lexoni gjithashtu:

Komisioni i Ekonomisë miraton kredinë, qeveria do të marrë 190 milionë dollarë hua nga FMN-ja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026