Futbolli drejt normalitetit, Serie-A dhe Premier League caktojnë datat për rinisje
Pas shumë diskutimesh e debatesh më në fund ka një vendim. Serie-A do të rifillojë sërish në datën 20 qershor. Pas një takimi mes qeverisë italiane dhe drejtuesve të federatës u arrit dakordësia për fillimin e kampionatit dhe këtë e konfirmoi Ministri i sportit Vincenzo Spadafora.
Dëshira është që futbolli të rikthehet që më herët pasi më 13 qershor mendohet të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ndërsa finalja mund të luhet 4 ditë më vonë, por deri tani këto data janë në kuadrin e diskutimeve.
Pritja do të marrë fund së shpejti edhe për futbollin anglez. Me sa duket klubet kanë renë dakord që të nisin kampionatin më 17 qershor, pothuajse 100 ditë pas ndërprerjes se sezonit 2019-2020.
Klubet dhe federata angleze kërkojnë që të 92 ndeshjet që kanë mbetur të luhen, sigurisht me dyer të mbyllura.
Ky vendim vjen 1 ditë pasi u dha drita jeshile për stërvitjen në grupe. Deri më tani 12 raste janë shënuar pozitive me COVID-19 që pasi ekipet i janë rikthyer stërvitjeve individuale.
Klubet në Premier League vijojnë të aplikojnë testimet 2 herë në javë dhe rastet pozitive do të jenë të detyruar që të izolohen për një periudhë 7 ditore.
Sezoni në Angli pritet të rifillojë me ndeshjet e prapambetura Aston Villa–Sheffield United dhe Manchester City–Arsenal, ndërsa më pas do vazhdohet me kalendarin normal, duke nisur nga fundjava e 20 dhe 21 qershorit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta