23 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ‘skuqen’ sërish zonat e gjelbra

29 Maj 2020 | 09:03

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 23 raste të reja, në 276 persona të testuar. 12 raste janë Tiranë, 8 kontakte të rasteve të mëparshme, 4 në proces hetimi; 6 raste janë identifikuar në Mat, kontakte të të prekurve në QSUT, 4  raste në Lushnjë, kontake të të prekurve në Tiranë dhe 1 rast në Durrës.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 qytetarë.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit.

Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit”, tha dr. Tomini.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)

Testime totale                         15595

Testime molekulare             14269

Testime serologjike            1326

Raste pozitive                          1099

Raste të shëruara                     851

Raste Aktive                            215

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           121

Durrës           42

Krujë             17

Shkodër         11

Kamëz            9

Mat                6

Lushnje           4

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026