Kundërshtuan kontrollin në qeli, autoritetet e burgjeve kërkojnë mbikëqyrje të veçantë për Avdylajt

29 Maj 2020 | 11:24

Autoritetet e burgjeve kanë kërkuar që dy nga anëtarët e grupit të Avdylajve të vendosen në mbikëqyrje të veçantë për shkak të kundërshtive gjatë një kontrolli rutinë.

Burime bëjnë me dije se më 23 maj Astrit dhe Altin Avdyli, dy prej anëtarëve të grupit nga Shijaku, kanë kundërshtuar kontrollin rutinë në mjediset e paraburgimit 313 dhe për këtë është kërkuar ndryshimi i nivelit të sigurisë.

Vëllezërit Avdylaj janë pjesë e çështjes së njohur si “Dosja 339”, ku bashkë me persona të tjerë akuzohen për trafik droge si grup i strukturuar kriminal.

Nga përgjimet e tyre, biseda me funksionarë politikë i kanë përfshinë ata edhe në akuzat e shitblerjes së votave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026