Hepatiti akut u merr jetën tre fëmijëve në Indonezi

2 Maj 2022 | 16:10

Tre fëmijë humbën jetën në Indonezi gjatë muajit prill si pasojë e infektimit me hepatit akut. Lajmi u konfirmua nga ministria vendase e Shëndetësisë.

Kjo e çon në 4 numrin e fëmijëve të cilët kanë humbur jetën nga inflamacioni i mëlçisë, pasi autoritetet europiane të shëndetësisë konfirmuan një viktimë javën e kaluar, shkruan Euronews.

Ministria e Shëndetësisë në Indonezi bëri me dije se fëmijët, të cilët u shtruan në një spital në Xhakarta shfaqën simptoma të tilla si ethe, të vjella, verdhëz, diarre dhe humbje të vetëdijes.

Deri më tani janë të paktën 200 raste me hepatit akut në të gjithë botën, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur, ku deri më tani ka regjistruar 111 raste.

Ekspertët shëndetësorë janë ende duke hetuar për shkaqet e kësaj sëmundjeje.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik për përpunimin e lëndëve ushqyese, filtrimin e gjakut dhe luftimin e infeksionit.

Inflamacioni mund të ndikojë në funksionin e mëlçisë dhe sëmundja mund të ndryshojë në varësi të shkakut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026