Aktivitetet që lejohen pas datës 1 qershor

29 Maj 2020 | 13:43

Pavarësisht se ditët e fundit ka pasur rritje shqetësuese të rasteve me COVID-19, qeveria nuk e ka ndryshuar programin e lehtësimit të masave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se çfarë do të lejohet dhe çfarë nuk do të lejohet pas datës 1 qershor.

Kështu pas datës 1 qershor në të gjithë vendin do të:

  • hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset
  • hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim karantine, përveç rasteve kur konsiderohet e domosdoshme nga autoritetet
  • hapen plazhet, pas 1 qershorit vetëm në hoteleri, pas 6 qershorit të gjitha plazhet publike
  • hapen kopshtet dhe çerdhet
  • hapen parqet, këndet e lojërave, palestrat dhe qendrat e internetit
  • hapen aktivitetet sportive, pa spektatorë
  • hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese
  • hapen kurset e punësimit

Megjithatë do të ketë aktivitete të cilat nuk do të lejohen deri më 23 qershor, datë në të cilën përfundon dhe ligjërisht gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Deri atëherë ndalohet:

  • hapja e klubeve të natës
  • hapja e pishinave
  • hapja e teatrove, kinemave
  • tubimet, konferencat
  • organizimet e mëdha, përtej familjare, për funeralet, dasmat etj;

 

Lexoni gjithashtu:

Ogerta Manastirliu jep lajmin: Nga nesër hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset

23 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ‘skuqen’ sërish zonat e gjelbra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026