Reforma zgjedhore, Ilir Meta apel politikës për konsensus: Përmbylleni brenda 31 majit

29 Maj 2020 | 14:06

Presidenti i Republikës, llir Meta, thotë se ndihet i kënaqur në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shprehet se mezi pret që palët politike të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me sukses reformën brenda 31 majit.

“Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime. Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë”, shkruan Meta.

Meta shprehet se do përgëzojë palët politike nëse do të arrijnë konsensus, ndëkohë pohon se pa humbur kohë do të firmosë ndryshimet e bëra. Ai në fund jep një paralajmërim të qartë për politikën, ku i kërkon të tregohet vigjilente dhe të miratojë reformën zgjedhore me vullnet të përbashkët, pasi në të kundërt, kjo qasje do kishte kosto për hapjen e negociatave me BE-në. 

“Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë! Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë zero çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”,  shtoi Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026