Ministri Arben Ahmetaj optimist: Rimëkëmbja e ekonomisë do jetë e shpejtë
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka analizuar situatën dhe shanset reale që ka ekonomia shqiptare për t’u ringritur pas goditjes që mori për shkak të COVID-19.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Ahmetja tha se pavarësisht se është shtuar papunësia gjatë periudhës mars-prill, situata në vijim pritet të marrë një trend pozitiv.
Ai u shpreh besimplotë se muaji qershor do të sjellë një normalitet të ri në ekonominë tonë, kjo e ndihmuar nga hapja dhe nga paketat stimuluese që ka aplikuar qeveria mbi ekonominë. Sipas autoriteteve, gjatë marsit dhe prillit kanë humbur punën rreth 38 mijë persona.
“Kjo është një papunësi e përkohshme. Me hapjen e ekonomisë, në krye të 2 muajve situata do të shkojë drejt normalizimit. Përkundrazi ky numër do të zvogëlohet. Jemi duke folur për prillin që ishte kulmi i pandemisë, dhe gjatë majit ekonomia filloi të zgjeronte hapjen. Qershori do të sjellë një normalitet më të madh në ekonomi. Rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë më e shpejtë se çfarë kishim llogaritur në fillim, do të ketë një shpejtësi më të madhe në rimëkëmbje”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se sa biznese mund të rrezikojnë falimentimin për shkak të pandemisë, z. Ahmetaj theksoi se kjo shifër është e pamundur të konfirmohet në këtë situatë, ndërsa shtoi se sipërmarrja do ngrihet shumë shpejt.
“Të fillosh të numërosh bizneset që krijohen ose bizneset që mund të falimentonin statistikisht do ishte e pamundur sot që jemi duke folur. Ringritja ekonomike do jetë më e thellë dhe më e shpejtë. Shumë sipërmarrje po kalojnë sprova ekonomike, por në të njëjtën kohë hapja me rajonin, plus injektimi që po bën qeveria me paketat e saj, i jep mundësi sipërmarrjes të ngrihet më shpejt”, shtoi ai.
Ai thotë se lehtësimi i masave kufizuese dhe turizmi do të përmirësojnë shëndetin e ekonomisë shqiptare.
“Dyshimet e mia nuk ekzistojnë fare për një ringritje të ekonomisë. Ekonomia shqiptare ka treguar në dy kriza, aftësi për t’iu përgjigjur krizave në mënyrë të konsoliduar. Patjetër se ne nuk jemi ekonomi e pasur dhe e madhe, por në strukturën e vet ka reflektuar fortësi ndaj krizave dhe po reflekton edhe sot. Në krye të dy muajve do të numërojmë më pak të papunë se sot, dhe nëpërmjet hapjes së ekonomisë dhe hapjes së turizmit, të jeni të bindur se do kemi zgjerim të aktivitetit”, theksoi Ahmetaj.
Ai u ndal edhe tek borxhi publik, ndërsa theksoi se ai mund të tejkalojë shifrën e 78 %. Kjo shifër u konfirmua nga ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një interviste në emisionin “Ilva Now”. Ministri i Rindërtimit tha se nuk do të ketë më paketë të tretë, por shtoi se qeveria po harton një plan rimëkëmbjeje, i cili sipas tij do të jetë deri për vitin 2025.
“Të flasësh për borxhin, do të duhet të dish se si ripaguhet ai. Shifrat e borxhit nuk merren jashtë kontekstit. Nëse ti e ke borxhin 80 % , por mundësinë për pagesa e ke të shëndetshme, sigurisht borxhi duhet dhe do të ulet, por në kohë të vështira si kjo është relaksim fiskal. Borxhi do të shkojë pak më shumë se aq, dhe është i domosdoshëm të shkojë. Ajo që bën diferencë është qartësia e autoriteteve në aspekt afatmesëm dhe afatgjatë se ku shkon me konsolidimin fiskal.
Nuk ka paketë të tretë, ajo që bëmë dje ishte zgjerim i paktës së dytë, ku e çon numrin e përfituesve 179 mijë . Ka një numër 61 mijë familje që kanë përfituar nga dyfishimi i ndihmës ekonomike. Ne kemi shtyrë edhe pagesën e taksave, kemi falur tatimfitimin për biznesin e vogël, kemi falur kamatëvonesat për energjinë elektrike. Ka edhe garanci sovrane që janë vënë në shërbim të sipërmarrjes. Nuk ka paketë të tretë, do të ketë plan të rimëkëmbjes ekonomike, i cili është plan rimëkëmbjeje deri në 2025”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta