Gazmend Koduzi: Numri i të prekurve dhe viktimave me COVID-19 nuk është korrekt
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 23 raste të reja, në 276 persona të testuar. Opozita vazhdimisht ka ngritur akuza për keqmenaxhimin e pandemisë si dhe për mos marrjen e masave në mbrojtje të mjekëve.
Kreu i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi gjatë një interviste për Euronews Albania, tha se, aktualisht ka dy vatra infeksioni në institucionet shëndetësore.
“Vatra që ka shpërthyer në QSUT është në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. Sot ka një tjetër vatër në Qendrën Shëndetësore nr. 9”, tha z. Koduzi duke iu referuar rasteve në poliklinikën në Rrugën e Kavajës.
“Tani vatra nuk po bëhen fasonët, që ishin deri dje, por institucionet shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë masa për të mbrojtur mjekët, pasi nëse kjo ndodh rreziku për t’u infektuar është 1%. Që në mars kemi pasur vatra të tjera në institucionet shëndetësore. Mos pajisja e personelit me masa mbrojtëse është e pa tolerueshme”, shtoi ai.
Sipas kreut të departamentit të Shëndetësisë në PD, Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon numrit të testimeve për 1 milionë banorë. Ai tha se në krahasim me Maqedoninë e Veriut janë kryer tri herë më pak testime. Numri i vogël i testimeve sipas z. Koduzi nuk tregon shifrat e vërteta të të infektuarve në vend, por edhe të viktimave.
“Numri i të prekurve dhe viktimave nuk është korrekt. Mes personave të infektuar dhe të pa identifikuar mund të ketë pasur dhe viktima. Korrigjimin e shifrave po e bëjnë dhe vende më të zhvilluara se sa Shqipëria. Strategjia që është ndjekur ka qenë e gabuar dhe konfuze. Nisur që nga Komiteti i Ekspertëve, që nuk ka epidemiologë”, u shpreh z. Koduzi.
Sipas tij, raste të reja pozitive me COVID-19 do të vijojmë të kemi edhe për shumë kohë pasi coronavirus nuk do të zhduket deri sa të dalë vaksina dhe të arrihet imuniteti i popullatës. Ndaj z. Koduzi bën thirrje për përcaktimin e disa treguesve të qartë se kur një zonë quhet e kuqe, pasi në këtë pikë mund të ketë abuzime.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta