Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron hapin e ri: Përpjekjet e mia për të arritur konsensus janë minuar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme. Ai thekson se përpjekjet e tij të sinqerta për të ndërtuar një konsensus të gjithëpranuar për axhendën evropiane të Shqipërisë nuk janë marrë parasysh, madje shton se kjo qasje e tij është “minuar”.
Me një shënim në “Facebook”, Meta thekson se bazuar në këtë situatë, të gjithë aktorët politikë duhet të marrin përsipër barrën e përgjegjësive përballë qytetarëve dhe partnerëve evropianë.
“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë”, shkruan Meta.
Meta pohon se tani e mbrapa do të kalojë më pak kohë në atë që ai e quan si “Tirana Politike”, dhe do t’i përkushtohet më tepër Shqipërisë dhe njerëzve të thjeshtë.
“Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë”, thuhet në shënimin e Metës.
Kreu i shtetit në një shënim të dytë në “Facebook” shprehet se, duke qenë se Shqipëria kryeson OSBE-në, do të ishte turp i madh që palët politike të mos përfshinin në Kodin Zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR.
“Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020. Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së. Shpresoj që kjo s’do ndodhë”, shton Meta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta