Reforma zgjedhore, Yuri Kim jep porositë e fundit: Askush s’do marrë gjithçka që dëshiron, të mbyllet brenda afatit

29 Maj 2020 | 16:46

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar sërish nga palët që të përfundojnë reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Ajo shprehet se në këtë proces askush nuk do mund të marrë gjithçka, prandaj beson se duhet të vijojnë negociatat në tryezën e Këshillit Politik, në mënyrë që palët të mos zhgënjejnë qytetarët shqiptarë.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur nga COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë, ky është përkufizimi i vetë fjalës negocim. Ju jeni pranë-mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët”, shkruan Kim. 

Pavarësisht takimit të sotëm, palët politike në tryezën e reformës zgjedhore nuk kanë gjetur dakordësi për disa pika. Ata nuk pranuan propozimet e tyre për teknologjinë në zgjedhje dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Partia Demokratike kërkoi sot që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, e cila sipas saj, do duhet të vendosë për fatin e zgjedhjeve pas apelimit apo kontestimeve që do kenë partitë politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026