“Ndryshoni Kushtetutën”, Komisioni i Venecias: Nuk ka shkak për të shkarkuar Presidentin

29 Maj 2020 | 17:08

Veprimet e Presidentit gjatë emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk përbëjnë argument për ta shkarkuar. Ky ishte opinioni final i Komisionit të Venecias, i cili i ka mbërritur Kuvendit dhe Presidencës.

Në 22 faqe opinion, Komisioni i Venecias analizon të gjithë situatën që ka ndodhur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur lindi edhe konflikti institucional për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe kreu i shtetit akuzoi maxhorancën se nuk kishte respektuar radhën kushtetuese në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Për më tepër nëse Presidenti do të kishte miratuar dy kandidatë, parlamenti do të dispononte nga një listë me më pak se 3 kandidatë, ndryshe nga se parashikon kushtetuta. Rezervat e Presidentit në këtë aspekt nuk janë të pajustifikueshme. Sjellja e Presidentit në këtë aspekt nuk e arsyeton shkarkimin e tij”, thuhet në draft opinion.

Ekspertët ndërkombëtar kanë dhënë mendimin e tyre edhe për sa i përket ligjit të mazhorancës që vendosi betimin alternativ të gjyqtarëve kushtetues nëse nuk thirren nga organi i emërtesës.

“Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, dispozitat e miratuara kohët e fundit, por ende jo në fuqi, duhet të zëvendësohen me një dispozitë e formuluar më qartë që të adoptohet në një nivel kushtetues”, shprehet Venecia.

Radha e përcaktuar në Kushtetutë duket se ka qenë një përcaktim jo i suksesshëm edhe nga vetë Komisioni i Venecias që e propozoi në vitin 2016. Në opinion ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të radhës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe përbërjen e listave që i shkojnë institucioneve përkatëse për emërim.

“Komisioni i Venecias është i mendimit se modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks, dhe në afat të gjatë do të rekomandonte thjeshtësimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës së zgjedhjes së kandidatëve. Së dyti, vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të hiqen. Gjykatësit kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntë vjeçar, edhe nëse ato janë zgjedhur me vonesë ose nëse marrin një mandat i cili është ndërprerë; Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjykatësit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar”, deklaron komisioni.

Ky propozim Komisionit të Venecias ngre një pikëpyetje të madhe mbi mënyrën e funksionimit të reformës në drejtësi, duke qenë se sugjerohet ndryshim në Kushtetutë, e cila kohët e fundit është cilësuar nga vendasit dhe ndërkombëtarët si e paprekshme, pasi cenohet vetë reforma në drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026