Soreca: Reforma zgjedhore lejon Shqipërinë të ecë përpara drejt BE-së

29 Maj 2020 | 18:39

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur progresin e arritur nga partitë politikë në reformën zgjedhore, dhe ka bërë apel për përmbylljen e saj deri në fund të këtij muaji.

Sipas ambasadorit të BE-së, miratimi i kësaj reforme do t’i hapë rrugë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Është e rëndësishme që të arrihet progres në reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik. Ne mirëpresim sjelljen konstruktive që kanë ndërmarrë të gjitha palët dhe i ftojmë që të vazhdojnë punën me qëllimin për të arritur një marrëveshje deri më 31 maj. Kjo do t’i lejojë Shqipërisë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026