BE shpreh shqetësim të thellë mbi zhvillimet në Hong-Kong
Bashkimi Europian është shprehur se është tejet i shqetësuar mbi zhvillimet e fundit në Hong-Kong.
Pas një videokonference me ministrin e Jashtëm gjatë së premtes, shefi i BE për politikat e jashtme Josep Borrell ka mbrojtur parimin e sistemit “një shtet, dy sisteme”, por nuk e ka çuar çështjen më tej.
“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë, do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Pekinit”, tha Borrell.
“Reagimi ynë duhet të përkojë me hapat e ndërmarra prej tyre dhe do të vijojmë t’i bëjmë presion autoriteteve kineze në mënyrë që t’i bëjmë të vetëdijshëm se kjo çështje do të ndikojë në mënyrën sesi ne trajtojmë disa çështje me interes të përbashkët, por nuk ka asgjë më tepër se kaq në agjendë”.
“Member States have expressed a clear common position on recent #HongKong developments. Steps taken risk to undermine the ‘One Country, Two Systems’ principle and call into question China’s will to uphold international commitments”.@JosepBorrellF #FAChttps://t.co/zvyTXPEhKG pic.twitter.com/wWN53bHP9O
— European External Action Service – EEAS ?? (@eu_eeas) May 29, 2020
Në anën tjetër të Atlantikut, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një tjetër qasje.
Uashingtoni ka reaguar përmes një deklarate duke thënë se rajoni nuk ka më autonominë e mjaftueshme nga Kina. Gjithashtu, ata kanë kërcënuar Pekinin se do të vendosin sanksione mbi tregtinë.
Lexoni gjithashtu:
Miratohet ligji i kontestuar, Kina ‘pushton’ Hong Kongun
SHBA kërcënon me sanksione Kinën nëse implementohet ligji për sigurinë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal