COVID-19 në rajon, shtohet numri i të prekurve në RMV, Kosova ruan një kurbë të ulët
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa në republikën e Maqedonisë së Veriut numri i të prekurve vijon të shënojë rritje.
12 raste të reja me SARS COV2 janë konfirmuar nga instituti kombëtar i shëndetësisë publike I Kosovës. Nga gjurmimi i kontakteve në terren, të prekurit pozitive janë raste kontakti nga fshati Stanovc të komunës së Vushtrrisë, pesë raste në komunës së Prizrenit dhe një me vendbanim në Mirushë, Malishevë. 9 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa gjithsej rezultojnë 1.064 raste pozitive mbartës të virusit.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja të infektuarve me Covid-19 prej të cilëve 26 janë në Shkup. Po ashtu, janë shënuar edhe 4 viktima dhe 30 të shëruar. Ky numër i lartë i personave të infektuar pas lehtësimit të masave të kujdesit, heqjes së kufizimit të orarit për qytetarët dhe hapjes së bareve dhe restoranteve, ka shqetësuar autoritetet.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se po shqyrtohet rivendosja e masave shtrënguese, pasi meqë numra aq të lartë janë shënuar duke pasur orar të kufizuar, mund të rrezikohet të ketë edhe më shumë të infektuar me masat lehtësuese.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)