Gjermania dëshiron të nxisë Procesin e Berlinit, thotë Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se Gjermania dëshiron të nxisë Procesin e Berlinit.
Deklarata e Scholz u bë këtë të mërkurë në Berlin, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Scholz tha se të dyja palët, të Kosovës dhe Serbisë kanë treguar vullnet për të bërë përparime në lidhje me dialogun.
“Vullneti është shumë i madh për të bërë përparime. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut shumë të madh për bashkëjetesën në Ballkan dhe ne dëshirojmë ta nxisim. E dyta është çështja e anëtarësimit në BE për të cilën kemi folur. Ne e dimë së është një perspektivë realiste”, u shpreh kancelari.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet Procesin e Berlinit dhe jo iniciativa paralele, duke nënkuptuar ‘Ballkanin e Hapur’.
LEXONI GJITHASHTU
Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet