Të dielën do lejohen edhe makinat, policia korrigjon urdhrin e ndalimit pas konsultimit me Shëndetësinë
Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe një herë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.
Urdhrat kontradiktorë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe policia e shtetit lidhur me heqjen apo jo të kufizimeve gjatë fundjavës kanë bërë edhe një herë konfuzë qytetarët sot.
Teksa Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë, e përforcuar nga kryeministri Edi Rama sot, bëri me dije se të shtunën dhe të dielën hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave, policia e shtetit paraditen e sotme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, bëri me dije se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
“Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare”, thuhej në njoftimin e parë, që u përmbys me një të dytë ku sqarohej se policia do të përqendrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta