600 luftëtarë ukrainas të vrarë së fundmi, njofton ministria ruse e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi të enjten se forcat e saj ushtarake goditës disa bastione ukrainase gjatë natës, duke vrarë mbi 600 luftëtarë.
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë operacionin special ushtarak në Ukrainë. Mbi 600 nacionalistë dhe 61 njësi armësh dhe pajisjesh ushtarake u shkatërruan”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve ruse raketat e saj shkatërruan pajisje të aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad të Ukrainës dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv.
Rusia dërgoi mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, në atë që e quajti një operacion special për të degraduar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të çrrënjosur njerëzit që i quajti nacionalistë të rrezikshëm.
Forcat ukrainase kanë ngritur rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj.
Prej më se shumë se 2 muaj vijojnë luftimet dhe pala ruse nuk po tërhiqet nga operacionet e saj luftarake.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës