Në kërkim ndërkombëtar për drogë, pranga 49-vjeçarit nga Durrësi

31 Maj 2020 | 07:06

Një 49-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga të policisë pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale F.T.

“Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane, për trafikim të narkotikëve, bie në prangat e Policisë. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës”, njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ndërkohë, ,Policia e Shtetit ka nisur punën për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

“Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë”, sqaron policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026