SPAK kërkon 3 vjet e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa

5 Maj 2022 | 14:24

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencë për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa duke kërkuar dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.

Hasa u arrestua rreth 1 vit më parë me akuzën e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

SPAK dyshon se ish-prokurori i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për të pushuar dosjen e vëllait të saj, Emiljan Mirjanit, i cili akuzohet për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Sipas hetimeve, Papa ka ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohet për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026