SHBA në shtetrrethim, protesta të dhunshme në 30 qytete pas vrasjes së Floyd
Në përpjekje për të zbutur përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë pas vdekjes së George Floyd, autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar vendosjen e shtetrrethimit në shumë qytete.
Qytetarët janë mbledhur njëzëri nën parullat “Nuk mund të marr frymë” dhe “Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi”, për të shprehur zemërimin mbi vrasjen brutale të afro-amerikanit 46-vjeçar nga një polic i bardhë. Ky i fundit do të dalë përpara gjykatës ditën e hënë, me akuzën për vrasje.
Protestuesit në Çikago kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa në Los Anxheles oficerët kanë qëlluar me plumba gome për të shpërndarë tubuesit të cilët hodhën shishe dhe hapën zjarr ndaj makinave të policisë. Në Atlanta, shumë godina u vandalizuan, ndërsa autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës për të mbrojtur qytetarët.
Ndërkohë, edhe në Uashington për të dytën ditë radhazi, është organizuar një protestë e madhe përpara Shtëpisë së Bardhë lidhur me ngjarjen.
Presidenti Donald Trump u bashkua me zemërimin dhe keqardhjen e amerikanëve për vdekjen e Floyd, por akuzoi “plaçkitësit dhe anarkistët” për dhunën e shfaqur gjatë demonstratave. Kreu i shtetit madje fajësoi kryebashkiakun e Mineapolisit, ku 46-vjeçari u vra, se nuk arriti të mbante nën kontroll protestat.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.