Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike vendimet që janë marrë në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë.
Me një postim të gjatë në “Facebook”, z. Kurti shpjegon se asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron mbishkrimi “Republika e Kosovës”.
Kreu i ekzekutivit shtoi se gjatë mbledhjes janë marrë gjithsej 6 vendime, të cilat kanë të bëjnë me reformimin e bordeve publike, drejtësinë si dhe një sërë çështjesh të tjera me interes për zhvillimin social.
Shënimi i Albin Kurtit
“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:
1. Reciprociteti me Serbinë
Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.
2. Bordet
Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:
– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;
– Luan Matoshi, drejtor;
– Miranda Zherka, drejtore; dhe
– Urim Gashi, drejtor.
Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.
3. Lotaria e Kosovës
U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.
4. Vettingu
U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.
5. Kredi
U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite. Vazhdojmë…”, ka shkruar Kurti.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar për vendimin e qeverisë së Kosovës, ndërsa e cilësoi atë si “të papranueshëm dhe të rrezikshëm”.
“Këjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, është shprehur ai për mediat serbe.
Lexoni gjithashtu:
BE dënon veprimet e Albin Kurtit për masat e reciprocitetit kundër Serbisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta