Masa të reja kundër Serbisë, Daçiç: Minon dialogun

31 Maj 2020 | 15:22

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja. Vendimin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes Facebook.

“Emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tone nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, shkruan z. Kurti.

Reagimi i parë kundër këtij vendimi erdhi nga i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet me Serbinë, Miroslav Lajçak.

I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, shprehet z. Lajçak.

Kundër vendimit të qeverisë së Kosovës është shprehur edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Shefi i diplomacisë serbe theksoi se ky vendim është I papranueshëm për vendin dhe se në këto kushte dialogu me Kosovën nuk mund të fillojë.

“Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, ka thënë Daçiç.

Në vendimin e qeverisë së Kosovës saktësohet se, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ngarkohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026