Sekuestrohen 500 kg kokainë në Zvicër, droga e fshehur mes thasëve me kafe
6 Maj 2022 |
10:49
Sekuestrohen 500 kilogramë kokainë në një ngarkesë me kafe në një fabrikë në Zvicër.
Kanë qenë punëtorët, ata që njoftuan autoritetet në Fribourg, për një pluhur misterioz të bardhë që gjetën në thasët që kishin mbërritur në fabrikë, shkruan Euronews.
Droga ishte e ndarë në disa thasë të vendosur në 5 kontejnerë dhe kap një vlerë në treg prej 48 milionë eurosh.
“Për Fribourg-un, është padyshim një konfiskim i madh, është me të vërtetë mjaft i jashtëzakonshëm”, tha Marc Andrey.
“Është hera e parë që kemi një gjetje të tillë, 500 kg. Mendoj se është gjithashtu një nga konfiskimet më të mëdha në Zvicër, jo më i madhi, por një nga më të mëdhenjtë në Zvicër”, tha ai më tej.
Hetimi fillestar përcaktoi se dërgesa kishte origjinën në Brazil.
Lajme të Sugjeruara
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz iu bashkuan këtë të premte liderëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, ndërsa...
Italia kërkon pëlqimin e prindërve për edukimin seksual në shkolla
Senati në Romë ka miratuar një ligj të ri që e bën të detyrueshëm pëlqimin e prindërve për orët e edukimit seksual në shkollat e mesme dhe të...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca e kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të...
- 15:53 Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec
- 15:46 Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit
- 15:41 Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit
- 15:35 Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
- 15:28 Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
- 14:54 Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)