Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec

5 Qershor 2026 | 15:53

Dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, kanë dalë ditën e djeshme para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë protestës në zonën e Zvërnecit.

Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sipas hetimeve paraprake ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit që po zhvillohet në këtë zonë.

Prokuroria po vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Më herët, e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Geraldo Bibën, punonjës i kompanisë së sigurisë private “Major Security”, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj një protestuesi gjatë përplasjes së ndodhur në terren.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi menaxhimin e protestave dhe përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Hetimet për rastin vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në...
14:00 | 10/07/2026