Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

10 Korrik 2026 | 14:28

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një intervistë për Euronews Albania.

Nufi tha se pas përfundimit të misionit të rikonjicionit dhe analizës së raportit të hartuar nga oficerët shqiptarë, Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur nivelin fillestar të angazhimit të Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision.

Sipas ministrit, faza e parë do të konsistojë në dërgimin e oficerëve të shtabit, të cilët do të integrohen në strukturën komanduese të forcës ndërkombëtare në Gaza. Më pas, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vlerësimeve operative, do të vendoset edhe për dërgimin e trupave të tjera.

“Do të dërgojmë oficerë shtabi që të bëhen pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Pas vlerësimit të situatës dhe nevojave në terren, do të vijojmë me fazën e dytë për të përcaktuar konkretisht trupat që mund të angazhohen në mision”, u shpreh Nufi.

Ministri bëri të ditur se vendimi do t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave përmes akteve nënligjore përkatëse.

Ai theksoi se angazhimi i Shqipërisë është në përputhje me qëndrimin e deklaruar më herët nga kryeministri për pjesëmarrjen në nismat ndërkombëtare të paqes dhe stabilitetit.

Nufi shtoi se numri i oficerëve që do të dërgohen dhe hapat e mëtejshëm të misionit do të bëhen publikë pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.

“Gjithçka do të koordinohet me strukturat komanduese të forcës ndërkombëtare. Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave do të bëjmë publike edhe numrin e oficerëve të shtabit që do të nisen fillimisht, si dhe fazat e tjera të angazhimit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në...
14:00 | 10/07/2026

Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka dalë me një reagim zyrtar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me raportin e Avokaturës së Shtetit. Në reagim...
13:52 | 10/07/2026