Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, pas një incidenti që lidhet me simbolin publik “E dua Mitrovicën”.
Sipas policisë, dy zyrtarët lokalë u përfshinë në një aksion për të mbuluar me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër të vendosur në këtë simbol, i cili ishte instaluar gjatë mandatit të ish-kryetarit Erden Atiç.
Autoritetet bëjnë me dije se më herët kishin marrë informacion për përpjekje për largimin e shenjës, ndërsa inspektorët komunalë ishin njoftuar se zbatimi i vendimit duhej të pezullohej deri në një vendimmarrje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas komunikatës zyrtare, në vendngjarje ndodhej edhe Radojeviç, i cili pasi u informua nga komandanti i stacionit policor për situatën, deklaroi: “Tani do ta ngjyrosim emblemën”.
Policia thotë se, pavarësisht urdhrit për të ndërprerë veprimet që konsideroheshin dëmtim i një objekti publik, personat e pranishëm vijuan me ngjyrosjen e simbolit. Për këtë arsye, efektivët ndërhynë dhe shoqëruan në stacion policor dy persona për sqarimin e rrethanave.
Pas marrjes në pyetje dhe lirimit, Radojeviç deklaroi para mediave se administrata komunale po zbatonte vendime të miratuara më herët nga organet lokale.
Ngjarja ndodh në një periudhë kur Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, ka rikthyer kontrollin e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit