“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

26 Korrik 2026 | 21:14

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama të prezantuar në mbledhjen e së premtes me grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.

Gjatë fjalës së saj, Karabina u shpreh se qëndrimet e kreut të qeverisë tregojnë se pushteti është tronditur nga revolta publike dhe po tenton të shesë një “reflektim” te qytetarët.

Karabina u shpreh se përdorimi i fjalëve si “besa” apo vendosja e simboleve letrare në dokumente zyrtare janë vetëm retorikë boshe për të mbuluar mungesën e llogaridhënies.

“Kryeministri në fakt thashë këtë e përdor një retorikë të zgjedhur në këto momente, por fakti që ka vendosur flamingot te ky dokument është gjëja më e bukur. Pra kryeministri është në hall, protesta e ka tronditur qeverisjen e kryeministrit dhe ai po mundohet të na shesë nëpërmjet termit “besa”, një reflektim.

Kryeministri po kërkon të ndërtojë një perceptim që “shiko ne po reflektojmë, flamingot po ia vemë, besën do ia japim dhe po kërkojmë të reflektojmë” për këtë situatë në të cilën protesta e ka sjellë kryeministrin.

Dhe përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos edhe tani pas zgjedhjeve të majit, kryeministri përdor të njëjtën retorikë që atë e kanë votuar 800.000 shqiptarë, ndërsa ata të cilët nuk e kanë votuar janë sorra, korba.

Me të drejtën të gjithë shpendët dhe kafshët janë shumë të mirë, ato veprojnë sipas ligjeve të tyre dhe ndonjëherë ata i zgjidhin gjërat shumë më mirë se sa njerëzit.

Kështu që edhe këto simbolikat që përdor, figurat letrare, epitetet, është pikërisht halli që ka dhe po mundohet që ta mbulojë nëpërmjet këtyre fjalëve.

Pra kryeministri thotë që më kanë votuar shqiptarët, po ato që nuk e kanë votuar kryeministrin. Ai është kryeministri shqiptar, është kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe një qeverisje nuk ka vlerë vetëm se sa votohet. Se çfarë do të thotë kjo, që ti do të marrësh votat dhe ti në katër vite mund të bësh çfarë të duash dhe ti nuk mund të rrëzohesh?

Jo, ai duhet të japë llogari dhe ka përgjegjësi për këtë. Dhe për të mbuluar pikërisht këtë gjë ndërton strategji boshe, kamuflon të vërtetën. Ndërkohë kryeministri duhet të na japë llogari, duhet të jetë transparent. Dhe nëse protesta nisi për çështjen e pronës, sigurisht ai duhet të japë llogari për këtë dhe nuk ka nevojë të bëjë debate”, tha ajo ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026

Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)

Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:06 | 26/07/2026

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026